Foto: Ilustrim

Arrestohen tre persona për vjedhje në Vushtrri

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 03:20 në Vushtrri.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi të njëjti në shtëpinë e viktimës kanë vjedhur disa vegla pune.

Policia ka njoftuar se dy nga të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyrë është liruar në procedurë të rregullt.