Reperi Fero. Foto: Facebook

Arrestohen të Dyshuarit për Lëndim të Reperit 'Fero'

Policia e Kosovës konfirmoi se ka arrestuar katër persona të dyshuar për sulm ndaj reperit gjilanas Fero.

Të dyshuarit D.D. (1999), A.S. (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998) janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi janë marrë në pyetje.

“Janë arrestuar katër persona për rastin lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20 mars 2018, në lagjen Veternik në Prishtinë. Personat e dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka arritur qa nga të arrestuarit të konfiskojë një shkrepse në formë të armës”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Reperi gjilanas kishte marrë lëndime gjatë një përleshjeje në Prishtinë.

http://kallxo.com/sulmohet-reperi-fero/