Arrestohen si të dyshuar për vjedhje katër gjilanas

Policia e Kosovës ka arrestuar katër burra në Gjilan nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.

Në njoftimin e policisë thuhet se katër të arrestuarit, po mbahen nga policia si pasojë e dyshimit se kanë kryer veprën penale të vjedhjes.

Tutje është bërë e ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.