Policia Kufitare e Kosovës

Arrestohen për Hyrje Ilegale në Kosovë

Policia me anë të raportit të saj ditor, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Metergofc, orëve të mbrëmjes janë arrestuar tre persona pasi kanë hyrë në Kosovë ilegalisht.

Sipas raportit, njësiti patrullues ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë, me të cilin po udhëtonin dy meshkuj shtetas të Serbisë dhe një person tjetër të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me ç’rast pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka ndjekur edhe një gjykim të një personi që kishte kaluar ilegalisht dhe i armatosur kufirin.