Gjilani

Arrestohen pasi përleshen në trafik

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Dobërçan të Gjilanit pasi pas një mosmarrëveshje në trafik kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin me mjete të forta.

Sipas policisë rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 15:00 dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.