Arrestohen një burrë dhe një grua për falsifikim të parasë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar dje nga policia për shkak të një rasti të falsifikimit të parasë i cili ka ndodhur në muajin maj në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit dyshohet që në dy degë të ndryshme të një bankë kanë arritur të deponojnë para të falsifikuara.

Njësi nga të dyshuarit për këtë rast është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.