Foto: Ilustrim

Arrestohen katër të mitur në Gjilan pasi u përfshinë në rrahje

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjem Topalli” në Gjilan.

Viktima ka pësuar lëndime trupore ku më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri nga katër të dyshuarit e mitur është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët gjithashtu të mitur janë liruar në procedurë të rregullt.