Foto: Ilustrim

Arrestohen Katër të Dyshuar për Vrasjen në Ferizaj

Policia e Kosovës përmes një njoftimit për media ka bërë të ditur se pas hetimeve fillestare kanë bastisur një shtëpi dhe si rrjedhojë kanë arrestuar katër persona të dyshuar lidhur me vrasjen e 29 vjeçarit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferizaj.

Ndaj katër të  arrestuarve me urdhër të Prokurorit ndaj tre prej tyre është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa njëri është liruar.

Megjithatë, Policia njofton se i dyshuari kryesor lidhur me këtë rast, i njohur për Policinë është në kërkim.

Trupi  i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia po ashtu njofton se dje rreth orës kishte pranuar njoftimin për një rast gjuajte me armë zjarri dhe një person të shtrirë në rrugë.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore dhe ekipi mjekësor pas ekzaminimit kishin konfirmuar se viktima me inicialet B.H i moshës rreth 29 vjeçare kishte ndërruar jetë pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

KALLXO.com kishte raportuar dje lidhur me këtë rast.

http://kallxo.com/identifikohet-autori-dyshuar-vrasjes-ne-ferizaj/