Foto: Ilustrim
Arrestohen Katër Persona për Vjedhje në Tentativë në Vushtrri
28.3.2018 - 09:17
Një lokal në rrugën “Xhevat Jusufi” në Vushtrri është thyer nga persona të dyshuar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku i ka kapur dy persona të dyshuar dhe të njëjtit janë dërguar në stacionin policor.
Gjatë zhvillimit të hetimeve është zbuluar se dy personat e dyshuar në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë thyer derën e lokalit në fjalë.
Në njoftimin e policisë thuhet se edhe dy të dyshuarit të tjerë janë arrestuar nga policia.
Pas intervisitmit katër të dyshuarit A.B, 17 vjeçar B.H, 17 vjeçar, D.J, 16 vjeçar dhe M.H, 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.