Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen katër persona në Prishtinë për përfshirje në një rrahje

Katër persona janë arrestuar pak minuta pas përfshirjes në një rrahje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinë, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se të dyshuarin janë ndaluar nga policia në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

“Pas marrjes së informatës, policia ka identifikuar veturën me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njejtën e ka ndaluar në rrugën “Garlibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë  katër të dyshuarit”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se gjatë bastisjes së veturës si dhe të të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra që dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë.