Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohen gjilanasit, falsifikuan patentë shofer austriak për t’u pajisur me atë të Kosovës

Dy burra nga Gjilani, janë arrestuar nën dyshimin se njëri prej tyre ka falsifikuar dokumente ndërsa tjetri se është pajisur me dokument të rremë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bëhet fjalë për patentë shofer, të lëshuar nga shteti i Austrisë, me të cilët janë pajisur i dyshuari tjetër dhe bashkëshortja e tij.

Këto dokumente të falsifikuara sipas policisë, ua kanë mundësuar këtyre personave që të pajisen me patentë shofer të Republikës së Kosovës përmes patentë shoferëve të falsifikuar të Austrisë.

Me vendim të prokuronit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .