Arrestimi i një të dyshuari- Foto: KALLXO.com

Arrestohen Dy të Dyshuar për Vjedhje të Rëndë në Tentativë

Zyrtarët policorë të Stacionit Qendra në Prishtinë kanë arrestuar sot rreth orës 04:00 në flagrancë dy persona të dyshuar deri sa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi”, në kryeqytet.

Policia njofton se përmes linjës emergjente kishte pranuar informatën për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: K.Y., 32 vjeç dhe Gj.K., 27 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e Policisë është konfiskuar edhe vetura “Peugeot” me targa të Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike.

Policia njofton se hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve.

16 Prill 2018 - 15:06

Adelina Ahmeti 16/04/2018 - 15:06
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend