Arrestohen dy shtetas shqiptarë, në veturë iu gjetën afro 17 kg drogë

Policia e Kosovës bashkë me zyrtarët e Doganës kanë ndaluar sot në ora 11:00 në pikën kufitare në Vërmicë një veturë me targa të Shqipërisë dhe gjatë kontrollit është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë.

Siç njofton Policia, pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Për rastin është njoftuar njësiti i antidrogës së Prizrenit, të cilët kanë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë paketime të mbështjella, me peshë të përgjithshme: 16 kg e 954 gr.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë.

Kurse, si provë materiale është konfiskuar një veturë dhe dy telefona celularë.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.