Ilustrim

Arrestohen dy prishtinas për drogë

Janë arrestuar në Prishtinë, dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur substancë narkotike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sasia e dyshuar si substancë narkotike është sekuestruar dhe kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për llojin marihuanë me peshë 6.2 gramë.

Dy të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.