Ilustrim

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Prizren

Në Prizren janë arrestuar dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’. Pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen dy persona të dyshuar (L. P. dhe D. A.), të cilët ishin në kërkim policor. ​

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer me 18 korrik 2018 në Prizren.

Dyshohet se këta persona kanë kryer veprën penale duke ia marrë çantën e krahut viktimës femër shqiptare dhe të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës në çantë kishte telefonin e markës ‘Samsung’, kuletën së bashku me dokumentet dhe para të gatshme.

“​Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit të tyre njëri është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa personit tjetër me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.