Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy Persona për Vjedhje dhe Blerje të Sendeve të Vjedhura

Hetuesit policorë në Vushtrri, më 1 shkurt kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë’’ dhe “blerje të sendeve të përfituara nga vepra penale”.

Sipas komunikatës së policisë, inicialet e të dyshuarve janë 19 vjeçari, A.G, dhe 29 vjeçari A.Sh.

“Si provë materiale është konfiskuar një sharrë motorike, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të parë nga prokurori i rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve sipas policisë është iniciuar procedurë për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe “blerje të sendeve të përfituara nga vepra penale”.