Ilustrim

Arrestohen dy persona për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Armë dhe substanca narktoike janë gjetur nga policia në rajonin e Prishtinës gjatë bastisjes së një shtëpie në rrugën ‘Shaban Shala’ në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas polcisë gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishek, një peshore digjitale, një kavanoz qelqi me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, disa paketime tjera me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 48 tableta substanca narkotike të llojit Extasy, tre telefona celular, 24 euro para dhe disa letra me emra të personave të ndryshëm që dyshohet se janë të përdoruesve dhe blerësve të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.