Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Prishtinë për kontrabandim me migrantë

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin për kontrabandë me migrantë.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë arrestuar dje rreth orës 08:00.

Të dyshuarit, përveç kontrabandimit me migrantë, dyshohen edhe për falsifikim të dokumenteve.

Si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar disa pajisje që shërbejnë për falsifikim të dokumenteve.

Të dyshuarit  me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.