Foto: Ilustrim

Arrestohen 4 persona pasi tentojnë ta kalojnë kufirin me marihuanë

Policia Kufitare e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 4 persona të dyshuar në dy raste të ndryshme në dy pika kufitare Kosovë- Shqipëri në lidhje më posedimin e substancave narkoktike të marihuanës.

Rasti i parë ka ndodhur në pikën kufitare Qafë Morinë, ku janë arrestuar 3 persona të dyshuar me posedim 7 gramë mariuhanë dhe një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike dhe një thikë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në pikën kufitare në Vermicë.

Në këtë pikë është arrestuar një person pasi këtij i është gjetur 37.81 gramë marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.