Ilustrim

Arrestohen 4 persona gjatë bastisjes në lagjen Emshir

Aksioni i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, respektivisht njësitet e Stacionit Policor – Jugu, të mbështetura nga njësitet e NjRSh-së kanë vazhduar aksionin e tyre në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë, saktësisht në një lokal në rrugën “Ali Vitia”.

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj ka konfirmuar se me këtë janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar 1 pistoletë, 2 fishekë, 1 shufër dhe një sasi e substancës narkotike.

Ky operacion është kryer në koordinim me Prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës paraprake.

Më herët Kallxo.com ka raportuar se është gjetur një armë në lagjen Kalabria (Emshir) në Prishtinë.

https://kallxo.com/video-policia-bastis-nje-lokal-ne-lagjen-kalabria/

KALLXO. com merr vesh se ky aksion ndërlidhet me aksionin e Policisë ne Drenas, ku u arrestuan tre persona.

https://kallxo.com/policia-me-aksion-te-gjere-kunder-grabitesve/