Arrestohen 16 persona për kontrabandë, edhe 7 të tjerë janë në kërkim

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Doganën e kanë realizuar aksionin e quajtur “Rrjeta” në orët e mëngjesi në tri qytete të ndryshme. Nga ky aksion janë arrestuar 16 persona, ndërsa edhe 7 të tjerë janë në kërkim. Ata dyshohet për kontrabandim me mallra të ndryshme.

Prokuroria pretendon se grupi prej 16 personave që janë nën hetime kanë qenë të organizuar.

Sylë Hoxha, Prokuror i Prokurorisë Speciale ka thënë se hetimi për këtë grup të organizuar kriminal kanë nisur para një viti.

“Para një viti janë zhvilluar hetimet ndaj një grupi të organizuar kriminal”, ka thënë ai.

Rexhep Fetahu, Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e krimeve të organizuara

“Janë arrestuar 16 të dyshuar nën hetime 7 të tjerë në kërkojmë. Grupi kriminal ka funksionuar në tri rajone: Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë.”

Janë konfiskuar 15 automjete.

“Përmes këtij aksioni janë konfiskuar 15 automjete me të cilat dyshohet se  janë kryer veprat penale. Gjithashtu, 400,000 cigare pa banderolla prej Maqedonisë, Duhan, rreth 6 ton vajra motorike, rreth 5 mijë euro para të gatshme”, tha Fetahu.

Ky ka qenë aksion në të cilin janë përfshirë rreth 60 doganier, 120 zyrtarë policor dhe 10 zyrtar të ATL-së.

Blerim Krasniqi nga Dogana e Kosovës deklaroi se vlera totale e kontrabandës arrin 1 milion euro.

“Vlera totale e shmangies nga dogana  arrin vlerën 350,000 Euro ndërsa vlera e produkteve te konfiskuara në aksion është 100,000 Euro.”

Në fund Prokurori Sylë Hoxha deklaroi se janë duke përgatitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për personat e arrestuar dhe janë në kërkim të 7 personave të tjerë.