Lulzim Berisha, kryetari i grupit të tifozëve "Dardanët", Foto: Facebook

Arrestimi i kryetarit të 'Dardanëve' për fajde, reagon kryetari i FFK-së Agim Ademi

Pas arrestimit të kryetarit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha nën dyshimet për përfshirjen e tij në fajde dhe krim të organizuar, ka reaguar kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Në një prononcim për KALLXO.com, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se për çështjen e kryetarit të “Dardanëve”, Lulzim Berisha, do të dalin me një qëndrim pasi të merret ndonjë vendim për të.

“Do të dalin me një qëndrim pasi të merret ndonjë vendim për të, pasi tani nuk janë të informuar për këtë gjë”, ka thënë Ademi.

KALLXO.com raportoi sot se njëri nga pesë të arrestuarit e djeshëm në aksionin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës është edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.

 

https://kallxo.com/prokuroria-konfirmon-kryetari-i-grupit-te-tifozeve-dardanet-i-arrestuar-per-fajde/

KALLXO.com raportoi dje se Policia është në kërkim të djalit të Sabit Gecit nën dyshimet se është i përfshirë ne veprat penale të detyrimit, fajdeve dhe krim të organizuar.

https://kallxo.com/prokuroria-speciale-djali-i-sabit-gecit-i-dyshuar-per-fajde/

.