Arrestim për fajde në Suharekë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person nën dyshimin për  fajde, detyrim dhe ‘mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.

Arrestimi u bë në një fshat të Suharekës.

Policia ka kontrolluar  shtëpinë dhe automjetin e të dyshuarit ku janë sekuestruar dëshmi relevante.

Tek i dyshuari sipas policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe një pushkë automatike AK-47, dy karikatorë të pushkës automatike, 53 copë fishekë kalibri 7.62 mm dhe një pushkë gjuetie me gjashtë  fishekë.