Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Arrest Shtëpiak të Dyshuarve për Leje False të Armëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka zëvendësuar paraburgimin me masën e arrestit shtëpiak Hashim e Atdhetar Rexhepit.

Lajmin për zëvendësimin e masës e ka bërë të ditur për KALLXO.com avokati Gazmend Halilaj.

Halilaj është avokat mbrojtës i Hashim Rexhepit.

Rexhepi, pronar i kompanisë “Fazani”, bashkë me djalin e tij u arrestuan në shkurt të këtij viti.

Në vendimin e gjykatës me të cilin Hashim e Atdhetar Rexhepit u ishte caktuar paraburgimi po në muajin shkurt, thuhej se lejet e falsifikuara të armëve ishin lëshuar në këmbim me pagesën prej 5 mijë eurove.

KALLXO.com e kishte siguruar këtë vendim.

http://kallxo.com/ekskluzive-dyshimet-e-prokurorise-per-leje-false-te-armeve/