Laboratori i zbuluar nga Policia në Zubin Potok ky dyshohet se përpunohen droga të ndryshme - Foto: KALLXO.com

Arrest shtëpiak për të dyshuarit lidhur me laboratorin e drogës në veri

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tre personave të arrestuar dy ditë më herët lidhur me një laborator të drogës të gjetur në Zubin Potok.

Pas mbajtjes së seancës lidhur me këtë rast në objektin e kësaj gjykate, me kërkesën e prokurorisë personave B.V, A.A dhe B.Q, gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar prokurorja Zejnije Kela.

Fillimisht me rastin e dorëzimit të kërkesës për caktimin e masës, Kela kishte kërkuar që të lartcekurve t’iu caktohet masa e paraburgimit, por gjatë mbajtjes se seancës, prokurorja kishte vlerësuar se edhe me caktimin e masës se arrestit shtëpiak do të arriheshin efektet e duhura, andaj edhe e kishte kërkuar caktimin e kësaj mase për personat B.V, A.A dhe B.Q.

Ndryshe B.V, A.A dhe B.Q janë arrestuar nga Policia e Kosovës në jug të Mitrovicës me dy korrik, si të dyshuar lidhur me rastin e laboratorit për prodhimin e drogave sintetike dhe të cilat dyshohet se janë përzier substanca narkotike duke përfshirë tretës industrial dhe acide te ndryshme.

Njësia antidrogë në Mitrovicë i kishte dërguar kallëzimin penal prokurorisë në drejtim të veprës penale “Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope , analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike për të dyshuarit që u arrestuan se u kanë shitur barna disa personave tjerë të dyshuar për përpunimin e substancave të dyshimta narkotike.

Policia e Kosovës, njësitë antidrogë ditë më parë kishin zbuluar një laborator në fshatin Qukiq të Zubin Potokut.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

https://kallxo.com/kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarve-per-laboratorin-e-droges-ne-zubin-potok/