Laboratori i zbuluar nga Policia në Zubin Potok ky dyshohet se përpunohen droga të ndryshme - Foto: KALLXO.com

Arrest shtëpiak për nënën e të dyshuarit për prodhim të narkotikëve

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për D.P., e cila është nëna e personit që dyshohet se merret me përpunimin e substancave narkotike.

Ky i fundit vazhdon të mbetet në arrati që nga data 5 e këtij muaji, ditën kur Njësia e Antidrogës e Policisë së Rajonit të Veriut të Mitrovicës kishte bastisur një shtëpi dhe kishte zbuluar një laborator që dyshohet se përdoret për përpunimin e narkotikëve të ndryshëm.

Lajmin për caktimin e arrestit shtëpiak e ka konfirmuar prokurorja Zejnie Kela.

“Ndaj të dyshuarës është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ajo dyshohej për disa vepra penale mirëpo Gjykata e ka paraparë ashtu”, tha Kela për KALLXO.com.

Seanca e sotme ishte mbajtur nga gjyqtari i procedurës paraprake Nikolla Kabashiq, i cili është edhe kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

https://kallxo.com/foto-policia-e-kosoves-zbulon-laborator-te-droges-ne-zubin-potok/

KALLXO.com ka raportuar ditën kur janë bastisur dhe janë konfiskuar këto mjete të dyshimta.