Arrest shtëpiak ndaj personit që dyshohet se kapi për fyti policët në Pejë

Gjykata e Pejës ka caktuar arrest shtëpiak ndaj D.G., për shkak të dyshimit se dy ditë më parë kishte kanosur dy policët e stacionit policor në Pejë.

Sipas Prokurorisë, D.G. ka sulmuar zyrtarët policorë në Pejë, duke i kapur për fyti dhe uniforme.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se D.G. pasi ishte arrestuar kishte përdorë fjalë kërcënuese ndaj policëve duke u thënë: “Keni me ma pa sherrin, ka me ju vra”.

Me këto veprime ai dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.