Kojota e Zastavës e kapur nga Boko Haram. Foto: Twitter/@africaken1

Armët Serbe Shihen në Zonën e Luftës në Afrikë

Armë të prodhuara në Serbi, të quajtur Kojota, të krijuara nga Zastava në qytetin e Kragujevcit, janë parë në Nigeri pasi mendohet se përdoren nga terroristët islamikë që luftojnë për Boko Haramin, sipas postimeve në Twitter.

Përdoruesi i Twitter, Alex më 12 gusht ka postuar dy herë duke shfaqur një Kojota dhe një armë tjetër të shtrirë në tokë, që mendohet se është konfiskuar nga luftëtarët e Boko Haram.

Jeremy Binnie, redaktor i Jane’s Defence Review në Lindjen e Mesme dhe Afrikë shpjegoi se mendon se ka mundësi të jetë një armë automatike e bërë nga Zastava, pasi arma përdoret gjerësisht në vend.

“Dimë se arma është në shërbim të ushtrisë së Kamerunit, si dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Kamerun. Ndërkohë kjo mund të tregojë se është kapur nga kamerunasit, kur ata janë tërhequr pas Boko Haram ka shkuar në kufi me provincën e Veriu i Largët në vitin 2014, është gjithashtu e mundur që të jetë kapur nga forca të tjera ushtarake që veprojnë në rajon”, tha Binnie për BIRN.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kamerunit, të njohura me akronimin e tyre francez si BIR, janë njësia më efektive e Forcave të Armatosura të Kamerunit që luftojnë kundër Boko Haram, e cila po lufton për të përmbysur qeverinë dhe për të krijuar një shtet islamik.

Zastava nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN rreth armëve të rëna në duart e luftëtarëve të Boko Haram.

Ministria Serbe e Tregtisë tha për BIRN vitin e kaluar se Serbia ka shitur 425 Kojota Zastava në Kamerun nga viti 2014 deri në 2016, armë që i bleu për të luftuar Boko Haramin.

BIRN së bashku me OÇRP në maj botuan një raport mbi flukset e dyshimta të Kojotave Zastava. Raporti zbuloi se një grup armësh të rënda udhëtuan nga Serbia, nëpërmjet një manjati bullgar armësh për tek një kamp stërvitor saudit dhe pastaj drejt rebelëve sirianë.

Sipas faqes së internetit të Zastavas, qëllimi kryesor i Kojote është neutralizimi ose shkatërrimi i automjeteve të blinduara në tokë ose në ujë, në distanca deri në 2000 metra. Armatimi mund të përdoret edhe për të goditur shënjestra në ajër. Arma mund të qëllojë rreth 700 municione në minutë.