Armët e konfiskuara në Ranillug, Foto: Policia e Kosovës

Armët ilegale, si të reduktohen

Sot do të mbahet tryezë për kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP do të mbajë tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë

Në këtë konferencë do të flasin, Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme , Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Gazmend Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike, Policia e Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.

Tryeza do të mbahet të premten me 10 maj, në ora 10:00, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, salla P02.

Objektivat e kësaj tryeze janë: Sigurimi i transferimit të njohurive mbi politikat e OKB-së dhe BE-së dhe masat aktuale për reduktimin e armëve të paligjshme; diskutimi mbi gjendjen aktuale dhe masat aktuale në Kosovë për reduktimin e armëve të paligjshme; krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të armatosura; Diskutimi mbi masat për të adresuar më tej nivelin e harmonizimit të kornizave ligjore për kontrollin e armëve në Kosovë me legjislacionin e BE-së, Traktatin e Tregtisë së Armëve dhe Protokollin e Armëve të Zjarrit.