Armend Zemaj: Kompanitë që aplikuan për ndërtim të hidrocentraleve janë fiktive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i ka shtruar pyetje ministres së Mjedisit, Albulena Reshitaj, në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit në gryken e Lloqanit.

Reshitaj njoftoi se kompanitë që “Lloqan Energy” që kishte tentuar të ndërtojë hidrocentral në lumin lumbardh, i është refuzuar kërkesa për shkak se s’ka pasur pëlqim mjedisor, sepse ky lokacion ndodhet brenda parkut kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna.

Njëjtë i është refuzuar edhe kompanisë “Security Team Kabashi” për ndërtimin e hidrocentralit Jasiq në lumin Erenik në Junik.

Sipas Reshitajt, edhe për këtë hidrocentral është refuzuar pëlqimi mjedisor sepse ndodhet brenda zonës së mbrojur.

E Zemaj ka shprehur dyshimet e tij për këto kompani, për të cilat thotë se janë kompani fiktive që janë krijuar pas ardhjes së Qeverisë Haradinaj në pushtet.

“Këto kompani që ju i përmendet, janë kompani fiktive zonja ministre, janë të themeluara nga njerëz që janë të lidhur me pushtetin dhe janë themeluar pasi është ardhë në pushtet kjo Qeveri dhe iu është dashtë të intervenoni dhe ti bëni publike. Qytetarët i kanë dërguar në Prokurori, por s’po funksion as kjo linjë”, tha deputeti Zemaj.

https://kallxo.com/anulohet-debati-publik-per-hidrocentralin-ne-lumbardh-te-lloqanit/