Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Armend Zemaj e kërkon edhe Shpend Ahmetin në seancë

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se kur flitet për procesin e dialogut duhet të jetë edhe bashke kryesuesi tjetër i dialogut i cili nuk është në seancë.

Këtë deklaratë Zemaj e tha pas fjalimit të bashkë kryesuesit të dialogut Fatmir Limaj ndërsa Shpend Ahmeti nuk është i pranishëm në seancë.

“Zëvendëskryeministri kur të flet për procesin dialogues duhet ta ketë edhe bashkë drejtuesin për me qenë plotin të cilin nuk e ka këtu”, tha Zemaj.

Zemaj e përmendi edhe deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili kishte thënë pas diskutimeve gjatë ditës do ta kenë edhe kuorumin për votë të këtyre dy pikave.

“Vetëm një pjesë është e sinqertë që e përmendi kryeministri deri mesdite i bëjmë deputetët dhe mundemi mi bo votat. Kryetar po e bëni shkeljen e rregullore këtë po e din edhe Limaj sepse rezoluta nuk është obligative e shpreh vullnetin e kuvendit por nuk është obligative nuk kemi delegacion shtetëror me ligj. Për këtë arsye po kërkojmë saktësim dhe respektim të plotë të rregullores së Kuvendit”, tha Zemaj.

E krye parlamentari Kadri Veseli tha se asnjë shkelje procedurale nuk është duke u leju.

“Në momentin që vjen deri aty nuk do të lejojmë vendimmarrje. A për me fol, emrin e ka parlament veç me fol”, tha Veseli.