Arjola Demiri shpallet aktorja më e mirë Festivalit ‘MonoAkt 2019'

Aktroja Arjola Demiri ka marrë çmimi “Aktorja më e mirë” e edicionit të XI-të të Festivali Ndërkombëtar të Monodramës, “MonoAkt” që u mbyll dje vonë në qytetin e Pejës.

Aktorja Demiri në këtë festivali interpretoi në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalene” me regji të Ben Apollonit.

Festivali Monoakt është mbyllur dje në mbrëmje me shfaqjen “Artist i vetëm”, pas së cilës  edhe është bërë ndarja e çmimeve të këtij edicionit të Monoaktit.

Foto: Facebook

Juria e Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë “MonoAKT”, në përbërje: Nina Mazur, Liviu Dospinescu dhe Emin Eminit: Çmimin “Shfaqja më e mirë” ia ndau monodramës  “Dhoma për një pamje”, Kroaci,  “Çmimi Special”  aktorit Arman Saribikian nga Franca, kurse çmimi  “MonoStripi më i mirë”  iu dha Blerta Gubetinit.

Asllan Hyseni, është nderuar me “Mirënjohje Post Mortum”, Ndërsa ‘Mirënjohje e Veçantë” iu nda  Hasan Dreshaj, Ndersa Shpërblimi për “Vepër Jetësore” iju nda: Ahmet Jakupi nga  Maqedoni, Josif Papagjoni nga  Shqipëri dhe Reshat Sahitaj nga  Kosovë.

Në këtë edicion të “MonoAktit” u prezantuan shfaqje nga vende evropiane si nga Kroacia, Azerbexhani, Maqedonia, si dy shfaqje kosovare.

Shfaqjet e “MonoAkt” janë mbajtur në Teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë, në Teatrin “Dodona” si dhe në Skenën e Fakultetit të Arteve.

Festivali organizohet nga shtëpia teatrore filmike AKT, dhe është mbështetur nga ITI dhe MKRS dhe Komuna e Pejës.