Ardian Gjini: Disa kompanive në Gjakovë shumë shpejt do t’u shkëputen kontratat

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se Kosova ka avancuar shumë në analizë të sistemit të prokurimit.

Gjini paralajmëroi se shumë shpejt në Gjakovë disa kompanive do t’u shkëputen kontratat dhe do t’ju publikohen gjobat.

“Nuk i di kompanitë, por e di që janë dy-tri raste serioze që janë vonuar ose nuk e kanë kryer hiç punën. Në këto raste unë veç i kam marr masat. Numrin e tyre nuk mund ta di, mund të gaboj”, tha ai.

“Është një ide fantastike me publiku raportin  e komisioneve vlerësuese që mundet me përmbajt të dhëna jashtëzakonisht të mira dhe me na e lehtësua punën edhe neve por edhe OSHP-së në mënyrë që të punojnë shpejt”, tha ai në prezantimit e raportit vjetor të BIRN-it për prokurimin publik.

Sipas Gjinit, në procedura të prokurimit, kryetari i komunës, dëshiron që t’i përfundojë projektet sa më shpejtë dhe sa më mirë që është e mundshme.

“Është me rëndësi që procesi të jetë sa ma transparent, më i pastër dhe pa korrupsion”, tha i pari i Gjakovës, duke shtuar se  nuk zgjedh të flas për korrupsionin por duhet t’ia vejë veshin kësaj dukurie.

Gjini kërkoi që të përshpejtohen procedurat në komunë dhe në OSHP.

“Kemi pasur raste që për shkak të buxhetit janë vonuar projekte komunale. Nëse shkon një vit e gjysmë për të mos arritur me e bo një park dhe atëherë vijnë te dera me krypometër dhe më thonë se e ke pasur premtim kryesor”, shtoi Gjini.

https://kallxo.com/krrpp-dhe-oshp-raporti-i-birn-it-per-prokurimin-publik-udherrefyes-per-draftimin-e-ligjit/