Arban Abrashi (LDK) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Arban Abrashi Flet për Ofertën e Kurtit

Arban Abrashi, ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së foli sot në lidhje me afërtën e Albin Kurtit drejt Koalicionit LDK-AKR për bisedime rreth krijimit të qeverisë së përbashkët.

Abrashi foli për këtë çështje pas mbledhjes së sotme të qeverisë në detyrë.

Sipas Abrashit oferta e Kurtit do ta ketë përgjigjen e LDK-së pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Besoj që gjatë ditëve në vijim, Kryesia e LDK-së i shqyrton krejt kërkesat, por besoj se njëherë duhet ta presim certifikimin e rezultateve, e mandej vendosim”, tha Abrashi.

Para dy ditësh në një konferencë për gazetarë kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes Albin Kurti ftoi Koalicionin LDK-AKR në një tryezë bisedimesh për krijimin e qeverisë.

http://kallxo.com/kurti-thote-se-thaci-nuk-mund-ta-pengoje-qeverine-e-lvv-se/

Në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas Komisionit qendror të Zgjedhjeve më së shumti vota fitoi Koalicioni PDK-AAK-Nisma, e dyta u rendit Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në pozitën e tretë u rangua Koalicioni LDK-AKR.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, duke mos u ndier mirë me rezultatin e partisë së tij dhe partnerëve të saj, tha të martën për KALLXO.com se LDK-ja mund të shkojë në opozitë nëse kjo gjë “mund t’i bëjë hair” për t’u konsoliduar.

http://kallxo.com/agim-veliu-nese-ben-hair-ldk-del-ne-opozite/