Xhelal Sveçla, Driton Selmanaj dhe Nataliya Apostolova

Apostolova takohet me kryesuesit e Komisionit hetimor për rastin e 'gylenistëve'

Nataliya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, u takua sot me kryetarin e Komisionit hetimor parlamentar për dëbimin e 6 shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryetarin e këtij Komisioni, Driton Selmanaj.

Siç bëhet e ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ të BE-së, Sveçla dhe Selmanaj ngritën shqetësime rreth respektimit të një procesi të rregullt ligjor.

“Të dy deputetët ngritën shqetësime rreth respektimit të një procesi të rregullt ligjor. Ambasadorja e BE-së tha se respekti për të drejtat themelore, transparencën dhe llogaridhënien janë vendimtare për rrugën e Kosovës në BE”, thuhet në njoftim të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

KALLXO.com ka raportuar se Komisioni hetimor parlamentar rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova gjeti 31 shkelje ligjore.

https://kallxo.com/raporti-i-komisionit-31-shkeljet-ligjore-gjate-debimit-te-gylenisteve/

Ndërkaq, në mesin e reagimeve të shumta, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka njoftuar të hënën se mbështet plotësisht qëndrimin të Ambasadës amerikane rreth rastit të dëbimit të gjashtë qytetarëve turq nga autoritetet e Kosovës në mars të vitit të kaluar.

https://kallxo.com/ambasada-britanike-mbeshtet-qendrimin-e-ambasades-se-shba-se-rreth-shkeljeve-te-aki-se-gjate-deportimit-te-turqve/

www.kallxo.com