Apostolova kritikon monopolin e homologimit, kosovarët paguajnë më së shumti në rajon

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë ka folur lidhur me monopolin e shërbimit të homologimit të veturave në Kosovë.

Ajo,e  ftuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik ka theksuar nevojën e konkurencës në secilin treg dhe dëmin që po i bëhet qytetarëve nga monopoli.

Ky diskutim po vjen gati një vit pasi emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, kishte transmetuar hulumtimin lidhur me trashjen e homologimit të homologimit për kompaninë ‘EuroLab’.

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha Shala tha se çështja e homologimit ishte përnmendur edhe në raportin e progresit të vitit 2019.

“Homologimi i veturave është çështje që zyrja e BE e ka ngritur si çështje tash e disa vite. Na e kemi diskutuar me ministrinë, kryeministrinë.. Ne kemi frikë se mund të ketë zgjatje të kontratës me operatorin ekonomik ‘EuroLab’. Tani me qytetarët po paguajnë çmime më të larta që jepen veç në Prishtinë dhe te cilat nuk janë të sfiduara nga kompanitë e tjera dhe cmimi është më i larti në rajon”, tha Apostolova.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e Homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duka ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktikë mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që është përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës, kishte konstatuar se udhëzimi Administrativ i Ministrisë së udhëhequr nga Pal Lekaj është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje të Konkurrencës.