BE reagon për zgjedhjen e “Ftyrës” për drejtor të Agjencisë së Pronës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Naser Shalës drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga Kuvendi i Kosovës.

Ajo përmes një publikimi në Twitter ka thënë se me zgjedhjen e Naser Shalës, Kuvendi i Kosovës ka injoruar një proces të rekrutimit të bazuar në merita.

“Thellë e pakënaqur me vendimin e Kuvendit së Kosovës për të injoruar krejtësisht një proces të rekrutimit të bazuar në meritë, të përgjegjshëm dhe transparent. Emërimi i drejtorit të ri të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP)  nuk është në përputhje me praktikat dhe vlerat evropiane”, ka shkruar Apostolova.

 

Rreth këtij emërimi kishe reaguar edhe ambasada britanike pas dorëheqjes së ambasadori britanik O’Conell ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP.

https://kallxo.com/britaniket-te-pakenaqur-me-zgjedhjen-e-bashkeluftetarit-te-limajt-ne-agjencine-e-prones-ambasadori-jep-doreheqje-nga-bordi/

https://kallxo.com/ish-ushtari-i-limajt-zgjedhet-drejtor-i-agjencise-per-verifikim-te-prones/

Rruga e ‘Ftyrës’ deri te pushteti mbi tapitë

Ish-Ushtari i Limajt Propozohet nga Qeveria për Drejtor të Agjencisë