Murat Meha deklarohet në Gjykatë rreth fajësisë apo pafajësisë - Foto: KALLXO.com

Apeli Vërteton Pafajësinë e Murat Mehës

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të paraqitur ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për hedhje të aktakuzës ndaj  Murat Mehës dhe dy të akuzuarve të  tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë mënyrë, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e  Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 31.07.2017, sipas të cilit aktakuza ndaj tyre është hedhur, konform Kodit të Procedurës Penale dhe është pushuar procedura  në këtë çështje.

Gjykata e Apelit, pasi ka elaboruar provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, vlerëson se në rastin konkret, gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hudhur atë,  sepse në veprimet e të pandehurve, nuk konsumohen elementet e veprës penale për të cilën ngarkohen.

Kjo ngase vepra penale e keqpërdorimit të  pozitës apo autoritetit zyrtar kryhet vetëm kur bëhet më qellim të sjelljes se dobisë ose shkaktimit të dëmit apo shkeljes se drejtave personit tjetër, elemente këto që jo vetëm që nuk theksohen në dispozitiv të aktakuzës, por nuk i provojnë as provat në bazë te të cilave është ngritur ajo.

http://kallxo.com/murat-meha-ne-gjykate-per-keqperdorim-detyre/

Sipas aktakuzës, Meha akuzohej se  në cilësinë e kryeshefit të përgjithshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ismet Kryeziu si drejtor i Drejtoratit Ligjor në këtë agjenci e kanë penguar të dëmtuarën ShPK “Marigona Residence” në ushtrimin e veprimtarisë së saj, duke e vënë në pozitë të pabarabartë në raport me ligjin e zbatueshëm.

Aktakuza sqaron se Meha e Kryeziu nuk e lejuan “ShPK “Marigona Residence” që sipas ligjit ta regjistrojë të drejtën e bartjes së pronësisë në regjistrin kadastral.

http://kallxo.com/murat-meha-ndihet-pafajshem/

Prokuroria pretendonte se Murat Meha e Ismet Kryeziu moslejimin e regjistrimit të bartjes së pronësisë e kishin bërë duke e obliguar të pandehurin Nemanja Spasiq, shefin e Zyrës Kadastrale në Graçanicë që të veprojë në bazë të një mendimi profesional të datës 21 janar të vitit 2015.