Apeli vendosi për të dyshuarit në incidentin në diskotekën e Pejës

Gjykata e Apelit ka vërtetuar masën e paraburgimit ndaj njërit ndërsa ua ka ndryshuar atë në arrest shtëpiak dy personave tjerë të dyshuar për një incident në një diskotekë në Pejë.

Pasi që Gjykata Themelore në Pejë caktoi masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për incidentin në diskotekën “Arthurs Club”, mbrojtësit e të dyshuarve paraqiten kundërshtimet e tyre ndaj masës së paraburgimit.

https://kallxo.com/gjykata-ua-caktoi-30-dite-paraburgim-tre-te-dyshuarve/

Në lidhje me ankesat për kundërshtimin e masës së paraburgimit, Gjykata e Apelit vendosi që ta vërtetojë masën e tillë ndaj Kushtrim Hysenit, ndërsa dy të dyshuarve tjerë Ilir Hysenit dhe Ilir Rakles, ua ndryshoi masën e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.

“Refuzohet si e pabazuar ankesat e mbrojtësit të pandehurit Kushtrim Hyseni, parashtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, si dhe Aprovohen ankesat e mbrojtësve të pandehurve Ilir Rakla dhe Ilir Hyseni, ashtu që u ndryshohet masa e paraburgimit dhe ndaj tyre shqiptohet masa e arrësit shtëpiak “, thuhet në aktvendimin e gjykatës së Apelit.

Gjatë seancës për caktimin e paraburgimit, i dyshuari Ilir Hysenaj e kishte lutur gjykatën që të mos ia caktonte masën e paraburgimit, pasi i njëjti kishte për t’u martuar dhe për shkak se gjatë kohës së konfliktit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

https://kallxo.com/i-dyshuari-e-lut-gjykatesin-mos-ma-humb-dasmen/

Kushtrim Hysenaj dyshohet se të shtunën e 29 korrikut, në diskotekën “ Arthurs Club “ në Pejë, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Luigj Shala dhe me ketë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ndërsa Ilir Hyseni dhe Ilir Rakla dyshohen për shkak se morën pjesë në rrahje e cila rezultoi me tentim vrasje dhe lëndim të rëndë trupor.

https://kallxo.com/plagosja-ne-peje-ne-video/