Seanca për caktimin e masës së sigurisë, të arrestuarit në Gjykatë

Apeli vendos për dy shtetasit malazez, atë serb dhe shtetasen e Kosovës

Gjykata e Apelit të Kosovës i ka refuzuar ankesat e mbrojtësve dy shtetasve malazez, shtetasit serb dhe shtetases së Kosovës.

Apeli ka vendosur kundër ankesës së Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybes ndaj aktvendimit për caktimin e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Jua konfirmoj se Gjykata e Apelit ua ka refuzuar ankesat e katër të arrestuarve që ndodhen në paraburgim”, ka thënë Jashari.

Kujtojmë se KALLXO.com ka raportuar lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve.

KALLXO.com kishte siguruar kërkesën e Prokurorisë e cila i është dërguar Gjykatës Themelore, e cila e ka aprovuar, duke ua caktuar nga 30 ditë paraburgim katër të arrestuarve.

Në kërkesën  për paraburgim e Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybas, thuhet se:‘.. më datë 18.07.2019 rreth orës 19:00-20:00 në lagjen Kalabria në Prishtinë pas një kontrolli policor në bazë të informacioneve se personat në kërkim ndërkombëtar gjenden në banesat e Lesnës, Policia e Kosovës e ka bastisur atë rajon dhe një automjet Mercedes ku ishte i pandehuri Mario Millosheviq kanë gjetur një pistoletë CZ99, ndërsa në banesën që ishte duke e shfrytëzuar janë gjetur i pandehuri Gjorgje Paviqeviq dhe e pandehura Laureta Zyba dhe 101 fishekë, një pistoletë, substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe letër mbësthjellëse të narkotikëve, pastaj në banesën ku ka banuar Strahinja Dankoviq janë gjetur substanca narkotike”, thuhet në kërkesën për paraburgim.

Sipas arsyetimit të prokurorisë, gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore- departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës- sektori i hetimeve të krimeve të rënda kundër katër të pandehurve për shkak të veprave penale, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge lidhur me kërkesën ndërkombëtare nga INTERPOL.

“Pas vlerësimit të kallëzimit penal dhe provave materiale, të cilat gjenden në shkresat e lëndës kjo prokurori ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e lartëpëmernedur kanë kryer veprat penale shtije dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtar nga INTERPOL për dyshimet e bazuara për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë dhe mbajtje  e paautorizuar e armëve dhe materieve plasëse’, thuhet në kërkesën e siguruar nga KALLXO.com.

https://kallxo.com/ekskluzive-cka-thuhet-ne-kerkesen-per-paraburgim-te-kater-te-arrestuarve-dy-netesh-ne-prishtine/

https://kallxo.com/mediat-malazeze-dy-shtetas-te-malit-te-zi-u-arrestuan-ne-prishtine/

https://kallxo.com/video-policia-speciale-operacion-ne-prishtine-per-kapjen-e-te-kerkuarve-nga-interpol-i/

https://kallxo.com/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-te-arrestuarit-e-mbremshem-nga-njesia-speciale/