Qemajl Mustafa, ish kryetar i Gjilanit

Apeli - Qemajl Mustafa dhe të tjerët do gjykohen për krim të organizuar

Gjykata e Apelit nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e kishte hedhur poshtë aktakuzën krim të organizuar ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve, me ç ‘rast jua kishte lehtësuar veprat të gjithë të akuzuarve.

 

https://kallxo.com/gjykata-ia-lehteson-vepren-qemajl-mustafes-dhe-te-tjereve/

E pa kënaqur me këtë lehtësim, Prokuroria Speciale e kishte apeluar vendimin.

Pasi e shqyrtoi lëndën Gjykata e Apelit vlerësoi se ka prova të mjaftueshme të cilat e krijojnë dyshimin e bazuar se Qemajl Mustafa dhe të tjerët kanë kryer veprën penale të krimit të organizuar në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe keqpërdorimeve në ekonomi.

Apeli me këtë rast ka kërkuar që Gjykata Themelore në Pejë ta caktoj seancën dhe të filloj gjykimin e Qemajl Mustafës dhe 38 të akuzuarve të tjerë.

Qemajl Mustafa dhe 39 të pandehurit e tjerë akuzohen se nga qershori i vitit 2008, deri në muajin shtator të vitit 2011 me dashje dhe dijeni, aktivisht kanë marrë pjesë në aktivitete kriminal të grupit të organizuar, e që kanë kryer krime serioze.

Sipas aktakuzës qëllimi i këtij grupi ishte të japin tenderë fitimprurës kompanive- operatoreve ekonomik, për ndërtimin e rrugëve, mirëmbajtjen e rrugëve, sinjalizimeve dhe për furnizime, duke eliminuar ofertuesit me oferta më të arsyeshme.

Grupi kriminal, pretendohet që ishte i strukturuar dhe që ka vepruar për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Të gjithë të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në sallën e asamblesë komunale të Pejës lidhur me pikat e aktakuzës.

 

https://kallxo.com/gjykimi-qemajl-mustafes-ne-sallen-e-asamblese/

 

Së bashku me ish kryetarin Mustafa në këtë proces gjyqësor akuzohen Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Agim Hoxha, Behar Mehmeti, Drita Kajtazi, Fadil Osmani, Fatmir Halili, Ganimete Kastrati, Hamdi Ismaili, Hesat Mahmuti, Ibrahim Foniqi, Ilaz Rashiti, Merita Shabani, Muhamet Kastrati, Musa Nasufi, Qefsere Limoni, Selvie Mustafa, Ramush Musliu, Shemdesin Qerimi, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Nazmi Jashari, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani,  Azem Mujku, Zeqirja Fazliu, Basri Kqiku, Mjedin Ahmeti, Naser Mehmeti, Burim Govori, Florim Zuka, Avdyl Pireva, Skender Imeri, Rrustem Hajdari, Asllan Asllani dhe Asllan Syla.

Qemajl Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Qefsere Sadriu, Ilaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Heset Mahmuti, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi; Merita Canaj Shabani, Ibrahim Foniqi, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku dhe Naim Jashari, për veprën penale Krimi i organizuar lidhur me veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare.

Ndërsa Basri Kqiku, Avdyl Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skender Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Burim Govori, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, akuzohen se kishin për te kryer veprat penale Krimi i organizuar lidhur me veprën penale Keqpërdorim i autorizimeve ne ekonomi.