Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli Lë në Paraburgim të Dyshuarit për Vrasjen e Aulon Zekës

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve të të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës.

Kësisoj Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 18 shtator me të cilin iu ishte caktuar paraburgimi dy të dyshuarve të mitur.

Të miturit në fjalë po dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale – vrasje e rëndë.

Gjykata e Apelit ka gjetur se Gjykata Themelore ka vepruar drejt kur ua ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve.

Aulon Zeka, 16-vjeçar, u gjet i vrarë më 16 shtator rreth orës 11:00 në rr. “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Ndërsa, të nesërmen, Policia në cilësinë e të dyshuarve kishte arrestuar dy të mitur.

http://kallxo.com/vrasja-e-16-vjecarit-arrestohen-dy-te-mitur/