Sokol Bashota, PDK, Klinë. Foto: Atdhe Mulla

Apeli lë në fuqi aktakuzën ndaj Sokol Bashotës dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 19.04.2018, me anë të të cilit ishin refuzuar si të pa bazuara kërkesat e  katër të pandehurve për hudhje të aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë,  Sokol Bashota, E.B., F.G. dhe E.R.,  në bashkëkryerje, kanë kryer veprën  penale  “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar” nga neni 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mbi ish kryetarin e komunës së Klinës, Sokol bshota,  poashtu rëndojnë edhe katër  vepra penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare” nga neni 437 i këtij kodi.

Ndërsa ndaj të dytit, dy vepra penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare” nga i njëjti ligj.

“Gjykatë e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës, për pikat 1, 5,7,8,9,10 dhe 11, si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës , meqë nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4  të KPPK-së, dhe se drejtë ka vepruar kur ka hudhur aktakuzën dhe ka pushuar procedurën penale për të pandehurit për pika 2, 3, 4 dhe 5 të aktakuzës”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Gjykata e Apelit.