Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Pal Lekajt dhe dy të akuzuarve të tjerë

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave ndaj të pandehurve Pal Lekaj, Ismet Isufi dhe Veli Hajdaraga.

Përmes njoftimit nga Gjykata e Apelit, bëhet e ditur se mbetet në fuqi Aktvendimi i Gjykatës Themelore të Gjakovës me datës 10 janar, si dhe aktakuza e Prokurorisë Speciale, e cila të akuzuarit Pal Lekaj dhe Ismet Isufit si bashkëkryes i ngarkon për veprat penale të Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndersa të akuzuarin Veli Hajdaraga për veprën penale mashtrim me subvencione.

Gjykata e Apelit, sikurse edhe Gjykata e shkallës së parë, kanë konsideruar se  nuk ekzistojnë kushtet ligjore për hedhjen e aktakuzës dhe se  provat që i janë bashkangjitur asaj nga ana e Prokurorisë, janë të  pranueshme.

Sipas njoftimit, në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se qëndrueshmëria e tyre do të vërtetohet në seancën e shqyrtimit kryesor, ndërsa në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët.

Gjykata e Apelit poashtu ka refuzuar si të pa bazuar edhe ankesën e prokurorisë në raport më të akuzuarit tjerë të këtij rasti, ndaj të cilëve ka pushuar procedura penale.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

https://kallxo.com/mbrojtja-e-pal-lekajt-serish-kundershton-aktakuzen-e-prokurorise-speciale/

Në anën tjetër, e njëjta Gjykata e Gjakovës kishte hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe ka pushuar procedurën penale ndaj të akuzuarve të tjerë Pashk Syla, Bekim Syla, Teuta Mejzini dhe Dafina Thaçi, për shkak të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, me arsyetimin se ka arritur parashkrimi relativ i veprës penale.

Ish-kreu i Gjakovës, Pal Lekaj së bashku me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, sipas aktakuzës dyshohen se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve.

Të njëjtit ishin deklaruar të pafajshëm, për akuzat që ju ngarkohen.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

https://kallxo.com/gjykata-e-gjakoves-ia-konfirmon-aktakuzen-pal-lekajt/

https://kallxo.com/caktohet-data-e-gjykimit-te-pal-lekajt/