Foto: Bujar Nerojvaj/Facebook

Apeli ia refuzon ankesën, konfirmohet aktakuza ndaj zëvendës ministrit

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj i zëvendës ministrit të Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, i cili po akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Aktakuza e ngarkon të njëjtin me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, për periudhën sa në Komunën e Prizrenit mbante pozitën e Drejtorit  të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit.

Ish -drejtori i Inspektoratit Bujar Nerjovaj, aktualisht zëvendës ministër në qeverinë Haradinaj ishte deklaruar i pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit së çështjes Metush Biraj.

https://kallxo.com/detaje-nga-aktakuza-per-zv-ministrin-e-ramush-haradinajt/

Mbrojtësi i tij, avokati Fitim Shporta, kishte paraqitur kundërshtimin e tij për provat e aktakuzës dhe kishte kërkuar hedhjen e aktakuzës, raporton KALLXO.com.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, e cila ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes si të pabazuar, edhe Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes, duke e refuzuar kërkesën e mbrojtjes si të pabazuar.

Hedhja poshtë e ankesës nga Apeli e çon rastin në gjykim kryesor.

Gjyqtari i rastit Xheladin Osmani, u ka sqaruar palëve se pasi që të formohet trupi gjykues edhe me dy gjyqtarë tjerë, do të caktohen datat për shqyrtimin kryesor.

https://kallxo.com/haradinaj-toleron-zv-ministrin-e-akuzuar-per-korrupsion/

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për aktakuzën ndaj Bujar Nerjovaj, Zëvendës Ministër i Administratës Publike.

https://kallxo.com/pas-aktakuzes-ndaj-zv-ministrit-nerjovaj-reagon-kryeministri-haradinaj/

https://kallxo.com/flet-zv-ministri-i-akuzuar-i-partise-se-kryeministrit-haradinaj/