Ilustrim

Apeli i lë në paraburgim dy të dyshuarit për terrorizëm që u kthyen nga Siria

Gjykata e Apelit e i ka refuzuar ankesat e avokatëve të dyshuarve për vepër terroriste që u kthyen nga Siria duke i lënë në paraburgim.

Kështu, shkalla e dytë e drejtësisë duke vendosur në dy raste të ndara Kosovës, duke, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.M. dhe V. Q. dhe e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 21 prill 2019.

I dyshuari i parë po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, të paraparë më nenin 3 par.3 të Ligji Për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të vendit, ndërsa V.Q. për veprën  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Gjykata e Apelit ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispzitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale.