Sami Lushtaku. Foto: Arkiv (Kallxo.com)

Apeli i hap rrugë gjykimit të Sami Lushtakut për arratisje nga burgu

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës rreth arratisjes nga burgu të vitit 2014 dhe ‘strehimit’ për disa ditë në ambientet e QKUK-së.

Në një komunikatë të lëshuar të martën, Gjykata e Apelit tha se duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 05.04.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara ankesat e 23 të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, E.Th., Sh.H., S.L., I.H., M.L., D.G., B.D., V.B., A.B., Y.B., G.A., Xh.Z., M.-H.L.,A.U..,I.D.,S.Gj., N.Sh.,Rr.R., R.Xh., F.M., S.T., Sh.J., dhe B.D., akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre ka persona të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, arratisje të personit të privuar nga liria, lehtësim i arratisjes, lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria, pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal etj.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vlerësuar se se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar meqenëse  nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur në nëntor të vitit 2016.

https://kallxo.com/aktakuze-gjigante-per-arratisjen-e-sami-lushtakut/