Seanca ndaj Demalijajt 1

Apeli edhe deputetin Demalijaj e lë në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit ka vendosur që edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalijajn ta lë në arrest shtëpiak, duke rrezuar kështu vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila javën e kaluar kishte vendosur që ndaj Demalijajt të caktoj masën e paraburgimit për një muaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i Shkumbin Demalijajt, avokati Arianit Koci, i cili tha se do të kërkojë që ndaj klientit të tij të hiqet edhe kjo masë dhe i njëjti të mbetet në liri.

“Do t`i shfrytëzoj mjetet e parapara ligjore që klienti im të mbetet në liri”, deklaroi Koci.

Javën e kaluar përpos deputetit Demalijaj edhe deputetit tjetër nga radhës e partisë NISMA, Milaim Zekës ishte caktuar masa e paraburgimit për një muaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme edhe ndaj këtij deputeti, Gjykata e Apelit ka vendosur që masën e paraburgimit të ja zëvendësojë me arrest shtëpiak.

https://kallxo.com/apeli-e-heq-milaim-zeken-nga-paraburgimi/

 

Kujtojmë se të dy deputetet, nga prokuroria po akuzohen për kanosje ndaj dy prokurorëve.

Demalijaj dyshohet për kanosje ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, kurse Zeka ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.

Deputeti Shkumbin Demalijaj ishte arrestuar të enjten e kaluar.

https://kallxo.com/lajmi-i-fundit-arrestohet-deputeti-shkumbin-demaliaj/

Menjëherë ditën e nesërme i njëjti kishte dalë para Gjykatës, me ç’rast atij Gjykata i kishte caktuar masën e paraburgimit për një muaj.

https://kallxo.com/lajmi-i-fundit-vendimi-i-gjykates-per-deputetin-demalijaj/