Shukri Buja, ish-kryetar i Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Apeli Vërteton Dënimin e Shukri Bujës

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Bahtir Troshupës, avokatit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, i cili Bujën e kishte gjetur fajtor dhe e kishte dënuar me 4 muaj burg me kusht dhe 2,000 euro gjobë.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor ish-kryetarin e Lipjanit në akuzën për mosdeklarim të pasurisë më 30 dhjetor 2015.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari.

Edhe avokati i Bujës konfirmoi për KALLXO.com se ankesa e tij është refuzuar nga Apeli, ndërsa tha se ende janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore.

http://kallxo.com/denohet-e-gjobitet-shukri-buja/

“Duhet shumë mund, kohë dhe para për të luftuar poshtërsitë që po bën drejtësia në Kosovë. Neve na është refuzuar ankesa dhe në të nuk ka kurrfarë arsyetimi”, tha Troshupa për KALLXO.com.

Shukri Buja ishte dënuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar nën akuzën se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Lipjanit nuk e ka raportuar pasurinë brenda afatit ligjor pasi e ka përfunduar mandatin e tij në këtë post, edhe pse ka qenë i obliguar ta bëjë këtë.

Buja ishte deklaruar tërë kohën i pafajshëm ndërsa vendimin për dënimin e tij e kishte quajtur politik.

http://kallxo.com/shukri-buja-denimi-im-ishte-politik/

Shukri Buja (PDK) ka qenë kryetar i Lipjanit nga viti 2007 deri në fund të vitit 2013 kur humbi zgjedhjet përballë rivalit të tij nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti.