Oliver Ivanoviq në Gjykatën e Apelit | Foto: KALLXO.com

Apeli e Dërgon në Rigjykim Rastin e Oliver Ivanoviqit

Një burim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Prishtinë tha për BIRN të enjten se është marrë një vendim për rigjykimin e Ivanoviqit, një ish-zyrtar i qeverisë serbe dhe kryetari i një partie serbe të Kosovës të quajtur Liri, Demokraci, Drejtësi.

Zyrtari nuk mundi të jepte një arsye dhe tha se nuk ishte ende zyrtare, derisa të dyja palët në këtë çështje të marrin një kopje të vendimit.

Ivanoviq u shpall l fajtor janarin e kaluar për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, kur mendohet se ishte lideri i një njësie policore paraushtarake.

Shqiptarët u vranë nga të ashtuquajturit “Rojtarët e Urës” – ekstremistë serbë që patrullonin urën kryesore në Mitrovicë që ndan qytetin në zonën serbe dhe atë shqiptare.

Ivanoviq nisi një apel kundër vendimit për dënimin e tij tetorin e kaluar.

Avokatët e tij pretenduan se ishin shkelur procedurat gjyqësore dhe faktet në gjyqin e tij ishin paraqitur keq.

Ivanoviq ka përsëritur vazhdimisht se gjyqi i tij ishte i motivuar politikisht. Ai ka hyrë në grevë urie në shenjë proteste disa herë.

Autoritetet në Beograd kanë shprehur gjithashtu zemërim ndaj dënimit të tij.